Maqedoni

Dyshime për keqpërdorime për 3 zyrtarë, Mickoski: Zbardhni emrat, mjaft me spekulime

21.12.2022 17:28

Tre zyrtarë aktualë janë nën llupë për keqpërdorime të kryera....

Tre zyrtarë aktualë janë nën llupë për keqpërdorime të kryera. Nga zyra e  Zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska bëjnë me dije se  deri më tani kanë iniciuar tri procedura lidhur me keqpërdorimet e zyrtarëve.  Për dy ka dyshim të bazuar për paraqitjen e kallëzimit penal, ndërsa  rasti i tretë është dorëzuar para pak kohësh dhe bëhet fjalë për rast të madh dhe të gjerë, prandaj nga autoritetet hetimore nuk pret ndonjë rezultat deri në fund të vitit. Grkovska nuk dha sqarime se për cilat raste bëhet fjalë, në intervistën për MIA-n, theksoi se pa marrë parasysh kush është i involvuar, do të veprohet në mënyrë të paanshme.
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i apelon  zëvendëskryeministres, Grkovska, të mos spekulojë, por të bëjë publike emrat e zyrtarëve për të cilët janë nisur procedurat për keqpërdorime. 
 
“Unë supozoj se Grkovska ka një autoritet të veçantë që është mbi të gjitha autoritetet e tjera. Dhe ajo mund të jetë një organ hetues dhe një prokuror dhe një gjyqtare në të njëjtën kohë ose një spekulator, sepse është e ndershme. Nëse zëvendëskryeministri i një vendi jep një informacion të tillë, të emërojë emra, sepse çdo gjë tjetër është defokus nga thelbi i vërtetë.”, - u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Anketa e IRI-t, Mickoski: Qeveria, e paaftë të drejtojë shtetin
 
Duke komentuar anketën e IRI-së në pjesën për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si dhe qëndrimin e kryeministrit Kovaçevski se zgjedhje parlamentare do të ketë në 2024, Mickoski ripërsëriti se as ata nuk heqin dorë nga zgjedhjet e parakohshme.
 
“Jo vetëm në atë anketë, ne bëjmë disa anketa mujore. Ato sondazhe janë të qarta. Për momentin, në këto rrethana, në këto kushte, nën diktat bullgar, nuk ka asnjë ndryshim të Kushtetutës.  Nëse është e nevojshme edhe 300 mijë herë do të ripërsëris zgjedhjet e parakohshme, sepse është shumë me rëndësi që secili një qytetar të kuptoj se këta janë të paaftë, të kriminalizuar dhe korruptuar dhe se patjetër duhet të vijnë njerëz që dinë si të udhëheqin me shtetin. Do të na duhet shumë kohë që të kthejmë shtetin në rrugën e duhur.”, - deklaroi kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Micksoski thotë se si opozitë nuk do të lejojnë ndryshim të Kushtetutës, ajo mund të diskutohet në rast se ka zgjedhje të parakohshme, por jo pa u plotësuar disa kushte që do t’i parashtrojë VMRO-DPMNE.
 
SANIJE DURAKU