Maqedoni
PTHP hesht për "Elitën e biznesit gjyqësor", Joveski: S’kemi juridiksion për mendime personale
21.12.2022 17:53
Kryeprokurori Ljubomir Joveski, iu përgjigj pyetjes së opozitës në komisionin parlamentar për sistemin politik...

Kryeprokurori Ljubomir Joveski, iu përgjigj pyetjes së opozitës në komisionin parlamentar për sistemin politik në pyetjen nëse e ka ftuar ish-kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska për të vërtetuar arsyet e dorëheqjes së saj. Nuk kemi juridiksion ne si prokurori ta ndjekim penalisht për deklarime personale, ishte përgjigja e tij.
“Më ka rastisur të shikoj deklaratën e saj në seancën e kaluar dhe ajo e ka sqaruar plotësisht se çfarë donte të thoshte me akuzat kur dha dorëheqje. Prokuroria absolutisht nuk ka autoritet të ndjekë penalisht dikë për shkak të disa deklaratave, sepse kjo do të cenonte të drejtën e njerëzve për mendim të lirë.”, - u shpreh prokurori publik, Ljubomir Joveski.
VMRO-DPMNE: Politika e kontrollon Jovevskin edhe si të flasë, 172 prokurorë për 14.800 lëndë
Komisioni shqyrtoi raportin për punën e prokurorive, por atë të vitit 2021. Opozita kërkoi përgjigje për procedurat aktuale dhe akuzoi pikërisht Joveskin për besimin e zvogëluar ndjeshëm të qytetarëve në gjyqësor.
“Politika ka kontroll të plotë mbi këtë prokuror publik. Ky prokuror publik nuk merr asnjë vendim, nuk e pyesin për asgjë, vetëm i japin zgjidhje të gatshme.”, - theksoi Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE.
Joveski: Punuam me 90 prokurorë më pak se sistematizimi
Deputetët e LSDM-së, të përmbajtur nga akuzat e shumta të opozitës për ndërhyrje të ekzekutivit në gjyqësor, sipas Raportit për funksionimin e prokurorisë, 172 prokurorë kanë vepruar kundër 45.405 autorëve të veprave penale dhe 14.800 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura. Arsyetimi i Ljubomir Joveskit ishte mungesa e prokurorëve, madje 90 më pak sipas sistematizimit dhe stafi i pamjaftueshëm në shërbime.
LEONORA KALIQI
