Maqedoni
30 vjet Drejtoria Doganore, mirënjohje nga presidenti Pendarovski
21.12.2022 18:00
Shënohet 30 vjetori i funksionimit të Drejtorisë Doganore në RMV-së që nga pavarësia e vendit...

Shënohet 30 vjetori i funksionimit të Drejtorisë Doganore në RMV-së që nga pavarësia e vendit. Për shkak përkushtimit dhe punës së realizuar të Drejtorisë Doganore është ndarë mirënjohje nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.
“E udhëhequr nga standardet dhe praktikat evropiane, administrata doganore tregon progres të dukshëm në transformimin e saj digjital, duke zbatuar vazhdimisht sisteme teknologjikisht të avancuara për automatizimin dhe funksionimin plotësisht elektronik. Drejtoria doganore është e fokusuar në ndërtimin e një infrastrukture kombëtare sistematike që duhet të sigurojë integrimin me sistemet doganore të BE-së.”, - deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj faturimit efikas të të ardhurave, sigurisë kufitare dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe procesit të anëtarësimit në BE. Po vendosim masa për të mbështetur dhe lehtësuar tregtinë legale, po digjitalizojmë procedurat doganore.”, - u shpreh drejtoresha e administratës doganore, Sllavica Kutarov.
Pendarovski shtoi se Drejtoria Doganore ishte e para në rajon që nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për shkëmbimin e të dhënave me Republikën e Greqisë dhe ngriti një korridor të gjelbër me një shtet anëtar të unionit.
SEDAT SELIMI
