Botë

Dendias në Tiranë, mbështetje për Shqipërinë në BE

21.12.2022 18:12

Nga Tirana, ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një konferencë të përbashkët me ministren e jashtme...

Nga Tirana, ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një konferencë të përbashkët me ministren e jashtme, Olta Xhaçka tha se Greqia do të mbështesë Shqipërinë në çdo hap në rrugën e saj drejt integrimit Evropian. 
 
“Rol konstruktiv për problematikat e prapambetura. Greqia është mbështetës për Shqipërinë në rrugën e integritetit drejt BE.”, - theksoi ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
 
“Me homologun Nikos Dendias folëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë e stabilitetit në rajon e më gjerë.”, - deklaroi ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.
 
Situata në veri të Kosovës, Dendias: Zgjidhje përmes dialogut
 
Kryediplomati grek u ndal edhe tek situata në veri të Kosovës, pas vizitës së tij në Beograd e Prishtinë.
 
“Në Prishtinë dhe në Beograd kam nënvizuar procesin e dialogut për të gjetur zgjidhje.”,- u shpreh ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
 
Xhaçka dhe Dendias u ndalën edhe tek çështja dhe zgjidhja e ligjit të luftës, si një kapitull i ri mes dy vendeve dhe në takimin që pritet të zhvillojë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në zonat ku ka minoritet grekë, duke thënë se mundësimi i kësaj vizite kontribuon në lidhjen e urave mes dy vendeve.
 
LULJETA NDOKA