Maqedoni
Ndahet çmimi “Mito Haxhi Vasilev- Jasmin”, fitues Laura Papraniku e Aleksandar Trajkovski
21.12.2022 18:18
Edhe këtë vit në Kuvend u nda çmimi shtetërorë “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” për arritje në gazetari dhe publicistikë...

Edhe këtë vit në Kuvend u nda çmimi shtetërorë “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” për arritje në gazetari dhe publicistikë. Çmimin shtetërorë për gazetari e fitoi Laura Papraniku-Bejtullau, kurse për publicistikë Aleksandar Trajkovski. Për fituesit e çmimeve, ky shpërblim përveç se paraqet krenari për ta, është edhe motiv shtesë që të vazhdojnë edhe më tej misionin e tyre.
“Rruga deri tek informimi i drejtë dhe i saktë sigurisht që është e mbushur përplot me sakrifica, me sfida dhe probleme të ndryshme, sepse është pikërisht gazetaria ajo që duhet të informojë në kohë të drejtë dhe të saktë për të gjitha problemet pavarësisht se sa ato janë të ndjeshme. Kështu që vlerësoj se çdo çmim që jepet për punën e gazetarëve dhe publicistëve është për t’u lëvdëruar dhe për t’u mbështetur.”, - u shpreh Laura Papraniku-Bejtullau në gazetari.
“Këtë çmim unë e përjetoj si vlerësim të punës sime, por gjithashtu e përjetoj si vlerësim të gjithë publicistikës muzikore maqedonase, e cila besoj dhe pres që në të ardhmen edhe më shumë do të zhvillohet.”, - deklaroi Aleksandar Trajkovski në publicistikë.
E në kohën kur po ndahej çmimi në Kuvend po diskutohej për buxhetin. Kjo bëri që në sallën ku po ndaheshin çmimet të mos jenë prezent deputetët dhe kryetari i Kuvendit, gjë që shkaktoi reagimin e këshillit të ndarjes së çmimit.
“Të nderuar, desha të them të nderuar kryetar i Kuvendit, nënkryetar, të nderuar deputet, por shumë janë të zënë, është seanca e buxhetit dhe po e shoh se nuk janë të pranishëm.”, - deklaroi anëtari i bordit për ndarjen e çmimit “Mito Haxhi Vasilev- Jasmin”, Stole Naumov.
Këshilli shprehu falënderime dhe lavdërime për të gjithë ata që garuan këtë vit, si dhe për punën dhe përkushtimin e tyre.
ERSAN PAJAZITI
GAZETAR:
ERSAN PAJAZITI
