Maqedoni

Akuzat e opzitës për Milloshevskin, Kovaçevski: Kontaktoni institucionet përkatëse

21.12.2022 19:32

Autoritetet hetuese duhet të përgjigjen nëse drejtori i ri Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Zarko Milloshevski...

Autoritetet hetuese duhet të përgjigjen nëse drejtori i ri Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Zarko Milloshevski është i lidhur me“27 Prillin” dhe rastin e Kumanovës, siç deklaruan nga opozita e VMRO-DPMNE-së, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen  nëse Milloshevski ka lidhje me ato raste dhe nëse duhet të mbajë përgjegjësi.
 
“Miloshevski është zgjedhur si profesionist i cili punon në shërbim që nga viti 1997 dhe ka avancuar duke ndjekur trajnime të shumta të cilat janë kryesisht në SHBA dhe Kanada. Për akuzat e opozitës mund të kontrollohet nga institucionet përkatëse. Besoj se opozita gjatë emërimit të çdo zyrtari ka sulme, të paktën e di se për çfarë më kanë sulmuar mua , edhe të afërm të vdekur më kanë përmenduar. Përgjigjen duhet ta japin shërbimet përkatëse që merren me hetime e ato nuk janë pjesë e Qeverisë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.