Maqedoni
Vazhdon procesi gjyqësor për Naser Eshtrefin
30.01.2015 18:30
Të nxirren të gjitha dëshmitë, më pas do të vendoset nëse do të japë dëshmi i vetëakuzuari, Naser Eshtrefi...
Të nxirren të gjitha dëshmitë, më pas do të vendoset nëse do të japë dëshmi i vetëakuzuari, Naser Eshtrefi, lidhur me vrasjen e maturantit, Angel Petkovski, nga Gjorçe Petrov. Mbrojtja është deklaruar se ka prova në favor të saj dhe se do të kërkojë ekspertizë në lidhje me rastin.
“Ka mundësi që mbrojtja dhe prokurori ta propozojë si dëshmitarë në rastin e tij personal të vetëakuzuarin, megjithatë nuk kemi akoma vendim të prerë lidhur me këtë çështje. Kemi edhe dëshmitarë të tjerë, të cilët do t’ia propozojmë gjykatës, si dhe dëshmi të tjera me shkrim”- deklaroi avokati i palës mbrojtëse, Angel Gjorgiev.
Nga policia kanë raportuar se i akuzuari është arrestuar pa përdorimin e dhunës, megjithatë avokati i të ndjerit, Angel Petkovskit, tha se kjo gjë akoma është e paqartë.
“Materiali dëshmues tregon se ka dyshime se lëndimet janë shkaktuar buzë Vardarit po nga ana e policisë”- tha avokati i familjes Petkovski, Svonko Davidoviç.
Naser Eshtrefi është ngarkuar me akuzë se ka goditur me thikë Angel Petkovskin, i cili më pas në qendrën klinike ka ndërruar jetë.
NAIM RAMADANI
