Botë

Barrikadat që po bllokojnë Kosovën, Vuçiç: Largohen kur të krijohet asociacioni

21.12.2022 20:20

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli dhe për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave....

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli dhe për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave.

Lider serb deklaroi se barrikadat do të largohen atëherë kur Kosova të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo e arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.
 
Sipas Vuçiçit, Kosova nuk dëshiron të dëgjojë, por vetëm të poshtërojë Serbinë. Ai kërkoi shpjegim nga Kosova edhe sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, duke shtuar se Beogradi ende nuk e di arsyen e arrestimit të tij.
 
Barrikadat  në veri janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.