Bastisje në Manastir, arrestohet një person
22.12.2022 10:40
Ministria për Punë të Brendshme....

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së edjeshme diku rreth orës 19:30 në Manastir policia ka privuar nga liria 33-vjeçarin T.P. nga Manastiri.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 plumba, amfetamin, marijuhanë dhe mbetje të marijuhanës dhe amfetaminës.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Manastirit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
