Zelensky në Kongresin e ShBA-së: Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë
22.12.2022 12:00
Në fjalimin historik në Kongresin e SHBA-së....

Në fjalimin historik në Kongresin e SHBA-së, presidenti ukrainas u kërkoi ligjvënësve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe terroristët të mbajnë përgjegjësi për agresionin.
Ai bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme financiare nga ShBA, duke i thënë Kongresit se: “Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme.” Zelensky e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Ukraina do të arrijë “fitoren absolute”, duke përsëritur komentet e tij të forta hapëse, se: “Ukraina është e gjallë dhe lufton”.
Presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi amerikanëve dhe mbarë botës, që të vazhdojnë të mbështesin Kievin edhe gjatë vitit 2023. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ShBA mbështet paqen në Ukrainë. Zelensky i akordoi një çmim ushtarak presidentit amerikan për trimërinë e treguar në këto momente të vështira. Kjo është vizita e parë e udhëheqësit të Ukrainës jashtë vendit, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
