Viktima vajzat e mitura te shtresave sociale
Vitet e fundit Maqedonia shëndrohet në burim të trafikimit me qenieve njerëzore...

Janë vajzat e shtresave më të varfura, kryesisht të komunitetit rom ato të cilat mashtrohen se do të dërgohen në perëndim për tu martuar ndërsa në fund detyrohen në prostitucion.
Autoritet e vendit bëjnë të ditur se vendi njëkohësisht përballet edhe me trafikim të brendshëm të njerëzve e theksuar më shumë në pjesën perëndimore të vendit. Vetem vitin e kaluar janë evidentuar 7 raste të tilla.
Taktikat e veprimit të trafikuesve janë nga më të ndryshmet, ndërsa viktimat maltretohen brutalisht në rast se u kundërvihen urdhërave të tyre. Se si ngjarjet e tilla ndodhin realisht, na flet filmi dokumentar “Jo jeta ime”, të cilin ambasada amerikane e prezantoi në Shkup dhe 14 qytete të tjera të vendit.
“Kur i mbusha të 14- at fillova si trafikant. Shkova tek një vajzë e cila ishte prostitute. U bëra sikurse do jem klient I saj dhe e kidnapova. Më pas ua shita njerëzve të tjerë. Për këtë u pagova dhe vazhdova të bëja të njëjtën punë. Nuk u jipja atyre ushqim, I rrihja vazhdimisht” – u shpreh një trafikues i qenieve njerëzore.
“Kisha mbetur shtatzënë, dhe sa herë që më rihnin, ulesha për toke dhe mbroja veten” - tha një prej viktimave.
Njëkohësisht përfaqësues të ambasadës amerikane kanë zhvilluar edhe debate për çështjen e trafikimit me qenie njerëzore. Llora Bërns, këshilltare politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup thotë se ky projket ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare mbi këtë fenomen negativ të shoqërisë.
“Përllogaritjet tona janë se 27 milion njerëz në tërë botën janë rrobër të ditëve të sotme. Është një krim që ka prekur gjitha shtetet e botës, përfshirë SHBA-të por edhe Maqedoninë. Nëse arrijmë të ngrisim vetëdijen e qytetarëve për këtë krim të tmershëm atëherë do tia dalim në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore si dhe në mbrojtjen e viktimave dhe poashtu të ndjekjes penale të kryerësve të këtyre veprave” – tha Llora Berns, këshilltare politike në ambasadën e SHBA-ve.
Por nga 27 milion persona të cilët janë në gjendje skllavërie, vetëm 45 mijë prej tyre në vit identifikohen si viktima të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa më pak se 6 mijë trafikues janë ndjekur penalisht. Ndërsa përfitimet globale nga trafikimi I qenieve njerëzore tejkalojnë shifrën 30 bilion dollar.
Maqedonia ka të vendosura kornizat ligjore nga viti 2002 për luftimin e këtij fenomeni.
Deri më tani janë risocializuar 30 viktima. Ato kanë hapur biznese private dhe një pjesë e vajzave po punojnë si parukiere, janë pronare të kopshteve për lule ose objekteve për ushqim të shpejtë. Nga ministria e punëve të brendshme konsiderojnë se për luftimin e këtij fenomenit më së miri është të punohet në format preventive me edukimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre e deri te inspektorët e punës të cilët sivjet do të përfshihen në një project.
Ndërsa me ligjin për mbrojtje sociale I cili gjendet në procedurë parlamentare do të hapen edhe vende strehimi për viktimat në përputhje me standardet europiane. Qytetarët në rast se janë viktimë apo dëshmitarë të trafikimit me njerëz, rastin mund që të paraqesin nëpërmjet linjes SOS të telefonit 0 800 111 11. (Meral Ismaili, TVM2)
