Pendarovski për procesin e integrimit: Jemi në pikë kritike, po bie mbështetja qytetare
22.12.2022 12:20
Presidenti Stevo Pendarovski mbajti sot fjalimin e fundvitit në Kuvendin Republikan....

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti sot fjalimin e fundvitit në Kuvendin Republikan. Ai kërkoi unitet nga deputetët për këtë periudhë të cilën e cilësoi si pikë kritike, sepse përkrahja për BE-në tek qytetarët është në rënie.
“Për të ruajtur besueshmërinë e procesit të integrimit, Evropa nuk duhet të lejojë që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus vetëm kur ka luftëra apo kriza emigrantësh. Mbështetja për Unionin mes qytetarëve po bie në mënyrë dramatike. Jemi në një pikë kritike dhe ky është shansi i fundit për të ruajtur mbështetjen e shumicës”, tha Pendarovski.
Presidenti falënderoi Aleancën Veri-atlantike për ndihmën aktive në fushën e kërcënimeve terroriste. Pa hyrë në detaje, por sipas të dhënave të marra nga NATO, së paku në tri raste në vitet e kaluara janë ndalur sulme terroriste dhe kjo ka qenë në fazën përgatitore që ka ndodhur jashtë territorit tonë, tha Pendarovski. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian, se fokusi i ri në rajon nuk duhet të jetë vetëm një episod i shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila do të zgjasë derisa Ukraina të jetë në fokus.
“Kur besimi në institucione është në nivel të ulët, demokracia është në rrezik serioz. Në një mjedis të tillë, popullzimi dhe tendencat autoritare, të cilat janë në rritje, e realizojnë më lehtë qëllimin e tyre, sepse demokracia nuk tregon një nivel të mjaftueshëm të rezistencës. Kur klientelizmi dhe besnikëria partiake janë kritere për punësim dhe avancim në karrierë, dobësia e institucioneve nuk duhet të jetë befasuese”, tha Pendarovski.
