Botë

Izrael, Netanjahu formon koalicionin e ri qeverisës

22.12.2022 12:49

Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin....

Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin.
 
Njoftimi i hap rrugë kthimit të tij në pushtet, në cilësinë e kreut të qeverisë më të djathtë në historinë e vendit. Njoftimi pak përpara përfundimit të afatit, që skadonte në mesnatë, vjen pas disa javësh negociata të vështira me aleatët e tij. Netanjahu do të kryesojë një koalicion të dominuar nga partnerë të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë, që mund të izolojnë një pjesë të madhe të publikut izraelit, të ndezin konfliktin me palestinezët, si dhe ta fusin Izraelin në një kurs përplasjeje me aleatët e tij më të afërt.