Maqedoni

Në lumin Shkumbin në banjën e Tetovës është gjetur trupi i pa jetë 16 vjeçarit

22.12.2022 14:15

Është gjetur trupi i pa jetë i 16 vjeçarit në rrjedhën e Lumit Shkumbin në Banjën e Tetovës

Është gjetur trupi i pa jetë i 16 vjeçarit në rrjedhën e Lumit Shkumbin në Banjën e Tetovës, i cili dje  nga familjarët u paraqit si i humbur. Komandant i zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti tha se trupi i pajetë i 16 vjeçarit është gjetur në Banjat e Tetovës afërsisht 100 metra larg veturës sè tij. Ahmeti tha se kërkimet kishin filluar nga dje bashkë me punonjësit e SPB-së Tetovë.
 
“Veturën e kemi gjetur në afërsi të Banjës së Tetovës, pas asaj kemi filluar kërkimet rreth lumit Shkumbin, në mëngjes policia e Tetovës bashkë me zjarrfikësit kanè bërë gjetjen e trupit, d.m.th. pjesa ku ishte trupi i pa jetë ishte një pjesë e vështirë, u desh të intervenohet me më shumë zjarrfikës.”, - u shpreh komandanti i NJTKZ – Tetovë, Avni Ahmeti.
 
Nga SPB Tetovë thonë se bëhet fjalë për një djalë nga Novo Sella, komuna e Zhelines.
 
“Sot (22.12.2022) në ora 07:10 nè ujèrat e lumit Shkumbin, rrugës për nè vendin e quajtur ”Banjicë" në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga  Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi" me targa regjistrimi të Tetovës.” thanë nga SPB – Tetovë. 
 
Rastin e ka komentuar edhe Prokuroria publike në Tetovë ku thonë se bëhet fjalë për një te mitur i cili mbrëmjen e djeshme është raportuar si i zhdukur.
 
"Prokurori publik në Tetovë ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit te të ndjerit, si dhe për mbledhjen e të gjitha gjurmëve dhe provave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.”, thonë nga Prokuroria e Tetovës.
 
VISAR SADIKI