STUDENTËT NË SHKUP

Studentët në Shkup solidarizohen me protestuesit në Prishtinë

31.01.2015 15:45

Studentët shqiptarë solidarizohen me protestuesit në Prishtinë në kërkesën për shkarkimin e ministrit për Kthime dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, dhe në mbrojtje të Trepçës...

Përfaqësues të parlamentit studentorë të UEJL-së, duke shprehur këtë mbështetje kundërshtuan siç thane ata, paprekshmërinë e Minsitrit Jabllanoviç, edhe përkundër deklaratave fyese për nënat e Gjakovës.

“Paprekshmëria e Jabllanoviçit e siguruar nga qeveria e Kosovës nuk artikulon vullnetin e popullit shqiptar në sheshin e Prishtinës, por lejon dhe pasqyron mbi përfaqsimin e interesave të Sërbisë mbrenda Kosovës” – tha Enes Neziri, anëtar i Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore.  

Sipas organizatorëve arsyeja për këtë mbështetje është edhe fakti se edhe nga Kosova nuk ka munguar mbështetja  për protestat në Shkup siç ishtin protesta “Shkupi jemi me ty” kundër vendimit të gjyqit për rastin “Monstra”. (Ersan Pajaziti, TVM2)