Maqedoni
Korrupsioni, Kovaçevski: Gërkovska të paraqesë trysnitë
22.12.2022 17:45
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka njohuri se zëvendëskryeministrja e angazhuar për qeverisje të mirë....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka njohuri se zëvendëskryeministrja e angazhuar për qeverisje të mirë ka pësuar trysni dhe kërcënime në betejën e saj kundër korrupsionit. Kryeministri thotë se Gërkovska ka në dispozicion të gjitha institucionet që ta hetojnë rastin.
“Zëvendëskryeministrja nuk ka biseduar me mua personalisht se është e kërcënuar dhe po ushtrohet trysni ndaj saj, megjithatë ajo ka në dispozicion të gjitha institucionet që merren me këtë formë të kërcënimeve ndaj cilitdo. Unë e inkurajoj që këtë ta paraqesë pasi që edhe unë do ta bëja nëse do të kisha kërcënime me punën që bëj.”, - u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Mickoski: Qeveria me tender në katër sy
VMRO–DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Mickoski thotë se pranvera është periudha më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se Kovaçevski nuk është njeriu i cili vendos në qeveri, por BDI. Sipas Mickoskit interes u vetëm i qeverisë janë tenderët në katër sy.
“Faktori i dytë i rëndësishëm janë paratë që ndahen nga tenderët në katër sy. Aty nuk ka strategji, mençuri politike, vizion. Aty faktor është BDI dhe paratë që ndahen, por fatmirësisht punojmë që të defaktorizojmë këta dy faktorë, njëri është BDI dhe Ali Ahmeti dhe faktori tjetër paratë që vidhen.”, - deklaroi kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Zëvendës kryeministrja Gërkovska deklaroi se ka iniciuar procedura penale për tre funksionarë pa i thënë emrat. Ndërkohë Mickoski kërkoi nga Gërkovska që publikisht ti thotë emrat e funksionarëve, në të kundërtën gjithçka do të ishte gënjeshtër.
MERAL ISMAILI
