Zoran Zaev: Nuk më ndalin dot që të publikoj "bombat"
Ka reaguar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas lajmit se MPB do ta kallëzojë penalisht atë për spiunazh, dhunim të funksionarëve shtetërorë dhe për puç ndaj pushtetit...

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev tha se ky aksion policor dhe akuza ndaj tij nuk do të pengojë atë që të publikojë provat kundër pushtetit.
Duke folur për portalin “Nova”, Zaev tha se ky aksion i policisë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si tentim i pushtetit për të penguar shpërthimin e “bombave” dhe daljen ne shesh të së vërtetës.
“Ky është një tentim i çmendur i pushtetit për të penguar bombat, për të mos dalë në shesh e vërteta, argumentet dhe provat për krimet e tyre. Faji i vetëm imi është se mora vesh për të gjitha këto”, tha Zaev.
Udhëheqësia e LSDM-së sonte pritet që të mbajë mbledhje të jashtzakonshme, ku do të jetë prezent edhe kryetari I kësaj partie Zoran Zaev. (Ersan Pajaziti, TVM2)
