Botë

Micotakis qëndroi në jug të Shqipërisë, mbështet Shqipërinë në BE, por me kushtëzime

22.12.2022 18:29

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, qëndroi në jug të Shqipërisë për 5 orë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama....

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, qëndroi në jug të Shqipërisë për 5 orë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ai u prit nga banorët me veshje tradicionale të Epirit të Veriut, muzikë tradicionale, flamuj e parulla greke. Njësoj si Dendias një ditë më parë, potencoi mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, por të kushtëzuara me mbrojtjen e minoritetit grek. 
 
“Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës  ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Por, duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti.  Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore.  Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja.”, - u shpreh kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
 
Kryeministri shqiptar gjithashtu përmendi komunitetet si urë lidhëse mes dy vendeve.
 
“Minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona. Përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë më të rëndësishmit në ekonominë tonë.”, - deklaroi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
 
Micotakis potencoi se rruga e integrimit në BE për Shqipërinë nuk do jetë e lehtë, por është më e lehtë kur ke në krah një shtet mik.
 
LULJETA NDOKA