Botë
Sulmet ruse në qytetin e Ukrainës, një i vrarë dhe dy të plagosur
22.12.2022 18:57
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hodhën 15 predha në qytetin ukrainas të Chasiv Yar...

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hodhën 15 predha në qytetin ukrainas të Chasiv Yar.
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko deklaroi se zona u sulmua, duke prekur civilët.
“Kudo, vetëm civilët dhe infrastruktura civile u prekën. Në Chasiv Yar, një person u vra, dy u plagosën, shtëpitë u dëmtuan – në total, rreth 15 predha fluturuan nëpër qytet”, tha ai.
Ai shtoi se në zonën e afërt të Kramatorsk, rusët goditën një shkollë, por nuk pati viktima./Top Channel
