ARKAT FISKALE

Sot skadon afati për arkat me GPRS

31.01.2015 15:52

Ndërmarrjet në vend deri sot kanë pasur afat të instlojnë aparat fiskal me GPRS...

Sipas të dhënave te fundit mbi 38 mijë ndërmarrje me sukses janë kyçur në sistmin e ri të DAP-it për ndjkje on¬line të pagesave me par të gatshme. Ndërsa Minsitri i Financave Zoran Stavrevski Vlerëson se kjo është edhe në interest ë obliguesve tatimorë edhe të DAP-it.

“Sapo Drejtoria për të ardhura publike do ti ketë informacionet në kohë reale për atë se sa është qarkullimi i secili obligues tatimorë, do të mundet më mirë ti vlerësojë rreziqet përkatësisht ku ka dyshime për atë se në mënyrë të rreshme paraqitet shitja ose në masë të madhe shitja zhvillohet me para në dorë dhe do të zhvillohen kontrolle vetëm atje ku ka indikacione se ka të paraqitur më pak shitje, prandaj nuk do të ketë nevojë për resurset e drejtorisë së të hyrave publike që vazhdimisht në teren ta kontrollojnë atë” – tha minsitri i Financave, Zoran Stavrevski.

Poashtu Minsitri Stavrevski thekson se kjo ul edhe shpenzimet e obliguesve tatimorë pasioqë nuk do të kenë nevojë qe ta paraqesin shitjen me anë të letrës, pasi e njeta bëhet me kartelë elektronike, ku evidentohet tër shitja dhe transaksionet, si dhe në bazë ditore njoftohet drejtoria e të Ardhurave publike.

Pas skadimit të afatit, obliguesit tatimor të cilët nuk shfrytëzojnë sistm fiskal të pajisjes me GPRS do të përballen m gjoba të cilat sillen prej 750 euro për person fizik, deri në 3 mijë e 250 euro për personat juridik, si dhe me masë të përkohshme të ndalesës për ushtrim të veprimtarisë në objekt prej 30 ditësh. (Ersan Pajaziti, TVM2)