Stuhi e rrallë dimërore në ShBA, disa shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

23.12.2022 10:38

Një masë ajrore arktike...

Një masë ajrore arktike,  rrezikshmërisht e ftohtë,  ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa  pritet një stuhi dimërore në përmasa historike.

Në disa vende paralajmërimet janë për temperatura deri në minus 45 gradë celcius.

Nju-Jorku, Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Marylandi, Karolina e Veriut dhe Oklahoma, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedentë të dimrit që mediet amerikane i kanë quajtur “ciklon bombë”.

Temperaturat akullnajore priten të kapin majat -57 gradë në disa zona malore të Uyoming. Alarmet shtrihen nga bregu në bregdet dhe arrijnë në jug deri në kufirin ShBA - Meksikë dhe Florida, shteti Sunshine.

Stuhia  kërcënon të prishë planet e udhëtimit për festat e Krishtlindjeve, për miliona amerikanë. Mbi 5000 fluturime janë anuluar.

Stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka ndezur alarmin për më shumë se 135 milionë njerëz, pikërisht përpara ditëve më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.