Stuhitë e borës në Japoni, 8 viktima e dhjetëra të lënduar që nga 17 dhjetori
23.12.2022 10:52
Reshjet e dendura të borës....

Reshjet e dendura të borës në veri dhe perëndim të Japonisë kanë shkaktuar 8 viktima dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë që nga 17 dhjetori.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë vigjilentë për stuhitë e dimrit që priten gjatë ditës së sotme. Në disa zona rurale në Hokkaido të Japonisë bora ka arritur në 1 metër e 61 centimetra.
Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo pezulloi trenat që lidhen me kryeqytetin Hokkaido.
Zyrtarët u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga daljet jo të domosdoshme deri të hënën më 26 dhjetor, pasi bora e madhe mund të bllokojë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike.
