Dyshohet se goditi për vdekje 16 vjeçarin, 30 ditë paraburgim për 17 vjeçaren nga Tetova
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë....

Sektori për Punë të brendshme në Tetovë ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë të të miturit që u gjet dje në Banjat e Tetovës.
Dje policia ka marrë në pyetje një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës, e cila dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë.
Sipas SPB-Tetovë, ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë 16-vjeçarin, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit Shkumbin.
E mitura është marrë në pyetje në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për çështje sociale, avokatit dhe personit mjekësor.
Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa një tjetër i mitur i dyshuar, është lënë i lirë.
Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të masës së paraburgimit.
