Prokuroria e lartë e Shkupit, sot tentim i ri për zgjedhjen e kryetarit

23.12.2022 11:07

Këshilli i prokurorëve publikë....

Këshilli i prokurorëve publikë sot duhet tw ketë takimi e radhës në përpjekje për zgjedhjen e kreut të  Prokurorisë së Lartë në Shkup.

Në seancën e sotme, këshilli do të mund të votojë vetëm për kandidatin  Mustafa Hajrullahi, pasi prokurorët Fatime Fetai dhe Burim Rustemi janë tërhequr nga gara.

Kjo do të jetë përpjekja e tretë për të zgjedhur kreun e Prokurorisë së Lartë në Shkup.

Shtyrja e parë  u bë pasi anëtarët e këshillit kërkuan kohë shtesë për të shqyrtuar biografitë e tre kandidatëve, ndërkohë Fetai e tërhoqi kandidaturën e saj pa dhënë arsye.

Edhe Rustemi doli nga gara kur  këshilli mbeti pa kuorum gjatë tentativës së dytë për të zgjedhur kreun e PLSH-së.

Përveç Gjykatës së Lartë në Shkup, të premten duhet të zgjidhen edhe krerët e prokurorive në Gostivar, Manastir, Veles, Kumanovë.

Do të propozohet edhe publikimi i shpalljes së re për prokurorët që do të ndjekin krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi asnjëri prej kandidatëve në përzgjedhjet e kaluara,  nuk arrti të marrë mbështetje nga Këshilli i Prokurorëve.