MPB

Penguam “puçi” nga lideri i LSDM-së, Zaev

31.01.2015 15:59

MPB ka arritur të pengoj tentim për prishjen e rendit kushtetues dhe marrjen e pushtetit në mënyrë jo demokratike, duke e shkelur vullnetin e qytetarpëve...

Kështu ka deklaruar Zëdhënësi I MPB-së Ivo Kotevski, në kuadër të dëshmive të siguruara nga përpunimi operativ "Puçi".

Në këtë rast janë të përfshirë katër persona, në mesin e të cilëve edhe ish Drejtorisë i drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Zoran Verushevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.                                                                                                            

”I paraqituri i katërt ka realizuar më shumë takime dhe biseda telefonike me kryeminsitrin e Republikës së Maqedonisë, më 28 shtator 2014, 9 tetor 2014, 31 tetor 2014 dhe më 17 nëntorë 2014.Në takimet dhe komunikimet, I paraqituri kryeminsitrit të Maqedonisë qartë dhe në mënyrë decide I ka bërë kanosje serioze se posedon dëshmi me karakter kompromitues për bartësit e funsioneve të larta, publike ,zyrtare dhe shtetërore në Maqedoni. Kërcnimin e ka konkretizuar me atë që nga ai si kryeminsitër, dhe kryetar I VMRO-DPMNE-së,  ka kërkuar ti pranoj kërkesat e tijë për formimin e qeverisë teksnike, e më pas të shpallen zgjedhje të parakohëshme për deputet në Maqedoni, për kthim ai ka premtuar se nuk do ti publikoj të dhënat”.     

Sipas dëshmive të grumbulluara në kuadër të aksionit "Puçi", ish drejtori i DSK-së Verushevski, bashkëshortja e tijë Sonja Verushevska, funksionari në Komunën e Strumicës Branko Palifrov dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, dyshohen se përmes përdorimit të mjeteve kundërligjore të përgjimit dhe spiunimit, si dhe përmes kërcënimeve serioze ndaj funksionarëve shtetërore, kanë dashur të bëjnë puç dhe të sigurojnë shërbime të ndryshme.

Për këtë qëllim siç bëri të ditur MPB sektori për luftë kundër krimit të organizuar serioz në Maqedoni, deri te Prokuroria Themelore për kriminalitet të organizuar dhe korrupcion do të parashtroj padi penale ndaj 4 personave të involvuar në veprat e kundërligjshme.  Akuzat lidhen me deklaratat e liderit të LSDM-së Zoran Zaev për publikimin e "bombës" me informacione që do të shkaktonin dridhje në qeverinë aktuale. (Naim Ramadani, TVM2)