Maqedoni

Pendarovski ndan çmimin “Kualiteti i Maqedonisë”

23.12.2022 15:09

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka ndarë çmimin shtetëror “Kualiteti i Maqedonisë”...

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka ndarë çmimin shtetëror “Kualiteti i Maqedonisë”, që në mënyrë tradicionale u jepet në fundvit 10 kompanive më të suksesshme pikërisht nga presidenti i vendit. Sipas Pendarovskit të gjitha kompanitë në vend dhe në botë janë duke u ballafaquar me krizën ekonomike dhe energjetike, të cilat në masë të madhe e kanë vështirësuar funksionimin e tyre, prandaj sipas tij vendi ka për obligim t’i shpërblej kompanitë së paku me këto çmime, në shenjë respekti për punën e tyre në këto krize.
 
“Të gjithë duhet të jemi koshient dhe të pranojmë se edhe kompanitë edhe qytetarët paguajnë çmime të larta për kualitetin e ulët të prodhimeve, kompanitë për shkak të humbjeve në prodhimtari, ndërsa klientët për shkak humbjes së besimit. Sikurse edhe në gjithë botën edhe tek ne shumë kompani janë në situatë të palakmueshme. Prandaj, këto 10 kompani sot paraqesin shembullin tipik të kompanive të suksesshme të cilat në kohë krize kanë shtuar rritjen ekonomike të vendit që është prioritet kryesor i vendit.”, -deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
 
Trajan Angeloski, kryetar i Bashkimit të Odave Ekonomike të Maqedonisë ka pohuar se kjo krizë më së shumti i ka goditur kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat mbesin shtylla kryesore e ekonomisë së vendit.
 
“Që nga pavarësia e vendit e këndej paraqesin shtyllën e ekonomisë së vendit. Gjatë këtyre tre viteve në kontinuitet jemi në kriza të vazhdueshme globale. Kriza shëndetësore u shndërrua në krizë ekonomike. Por, e mira e gjithë kësaj është që në këtë luftë e kemi përkrahjen e presidentit.”, - u shpreh kryetari i Bashkimit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, Trajan Angeloski.
 
Në përputhje me kriteret e përcaktuara, fitues të çmimeve vjetore për "Cilësi maqedonase" janë kompanitë "Sloga Prom", "Geo Netëork", "Duna", "Vita Nova", "Reptil", "Perpetuumobile Securities", kompania "Trimex" - Shkup, kantina "Bovin", hotelet "Klimetica" dhe "Maiva" dhe iniciativa "Dhuro kompjuter".   
 
FITIM KRYEZIU