Buxheti për kulturë në vitin 2023, Kovaçevski hap perspektiva për kulturën
Propozim-buxheti i Ministrisë së Kulturës....

Propozim-buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm është 61,6 milionë euro, i fokusuar në dy qëllime, kujdesin për trashëgiminë ekzistuese kulturore dhe historike dhe hapjen e perspektivave për zhvillimin e kulturës, u tha me rastin e promovimit të tij. Për vitin e ardhshëm janë paraparë investime kapitale u tha me këtë rast.
“Më shumë se 2.3 milionë euro janë planifikuar për vazhdimin e ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë. Është një objekt kapital me përmasa të mëdha, që nënkupton bashkimin e kulturës në rajonin e Pollogut. Me propozim-buxhetin për kulturë kemi rritur mjetet për grande kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për 16 mijë euro në 325 mijë euro.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
“Në buxhetin për vitin 2023 janë rritur edhe mjetet për shërbime komunale për institucionet nga sfera e kulturës, bllok subvencionet dhe subvencionet kapitale për komunat nga 1 në 20 milionë denarë. Për shpenzime kapitale, në propozimin e Buxhetit për kulturë për vitin 2023 janë paraparë 6.4 milionë euro.”, - theksoi ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Sindikati i kulturës: Buxheti për kulturë është zvogëluar
Ndërkohë nga Sindikata e Kulturës thonë se edhe pse ministrja e Kulturës priste që në vitin 2023 buxheti për kulturën të ishte dyfish më i lartë, buxheti është ulur.
”Edhe pse rritja enorme e kostove i solli institucionet në skaj të qëndrueshmërisë, kështu që si gjithë të tjerët menduam se ndoshta do të ndihmoheshim disi, erdhën shkurtimet buxhetore për 35%. Skena e pavarur u la të mbijetonte. Tani e kuptojmë se ishte shumë për ne.”, reaguan nga Sindikata e Kulturës. (Flutura Latifi, TVM2)