Gruevski: Nuk lejoj shantazhe dhe kërcënime

31.01.2015 16:02

Nuk lejoj shantazhe dhe kërcënime nga bashkëpunëtor të shërbimeve secrete. Ishte kjo porosia që doli nga fjalimi I drejtëpërdrejtë i kryeministrit Nikolla Gruevski duke aluduar në liderin e LSDM-së Zoran Zaev I cili bashkë me tre persona të tjerë u padit për spiunazh të realizuar në bashkëpunim me shërbime të huaja të zbulimit dhe kërcënimeve për ndryshim të rendit kushtetues në vend...

Gruevski tha se është kërcënuar nga Zaev se në rast se nuk pranon formimin me urgjencë të qeverisë teknike, ai do të publikonte materiale kundër kreut më të lartë shtetëror. Sipas Gruevskit, Zaev me këtë ka dëmtuar imazhin e shtetit. 

“Kërcënime dhe shantazhe dhe lojëra të tilla nuk pranoj dhe nuk kalojnë dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë I porosisë publikisht se ne nuk jemi maqedonas të vegjël por jemi maqedonas në kuptimin e plotë të fjalës. Ky është një dëm I madh që I bëhet shtetit , në imazhin e saj. Dëmi më I madh është se si ky njeri ka vepruar në këtë mënyrë në vend se të meret me punë me ide, vizion dhe program” – tha  kryeministri, Nikolla Gruevski.   

Kryeministri Gruevski pohon se kërcënimet nga lideri i LSDM-së I ka marrë në katër takimet që ka realizuar me të gjatë periudhës shtator –nëntor. Zaev madje I paska publikuar Gruevskit inçizime telefonike, një pjesë e të cilave sipas Gruevskit paskan qenë të montuara.

“Disa herë e pyeta se a është I sigurtë për atë që e flet dhe se a është I sgurtë se me të vërtetë bëhet fjalë për shërbime sekrte të huaj, ku edhe mora përgjigje pohuese. Në mënyrë shtesë ai më dëshmoi disa biseda telefonike për të cilat konstatova se një pjesë  janë të vërteta, një pjesë gjysëm të vërteta dhe një pjesë jo të vërteta. Nuk munda të besoj se njeriu I cili synon që ta udhëheqë shtetin edhe pse akoma është në opozitë nuk fsheh se bashkëpunon me shërbimet secrete të huaja. Më tha se me ata ka pasur një seri takimesh dhe sërish iu rikthye kërkesës për formim të një qeverie teknike” – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.   

Gruevski thotë se këto fakte flasin për një skenar të përgatitur mirë nga Zaevi kundër qeverisë. Ai shprehet I gatshëm që ti përgjigjet  procedurës gjyqësore e cila do të jetë publike dhe transparente si për opinion vendas ashtu edhe për atë ndërkombëtarë. (Meral Ismaili, TVM2)