Kovaçevski nuk përjashton mundësinë: Lista e zezë e ShBA-ve mund të ketë zyrtarë aktual
Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski njëjtë si presidenti Pendarovski tha se nuk përjashtohet mundësia që “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të plotësohet me emra të zyrtarëve aktualë.
I pyetur se a bëhet fjalë për tre zyrtarët për të cilët ditë më parë zëvendëskryeministrja Gërkovska tha se ka inicuar procedurë për keqpërdorim, Kovaçevski tha se nuk është takuar me hetuesit, ndaj nuk ka informacione.
“Nuk përjashtohet mundësia. Unë me hetues nuk jam takuar kështu që nuk e di.”, - u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
I pyetur se a është e vërtetë që drejtori i ri i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshovski po kryen hetim të ri për rastin “Onishçenko”, Kovaçevski tha se drejtori i ri do të vazhdojë me punë aty ku ka e ka lënë paraardhësi i tij.
“Drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Miloshevski, do të vazhdojë aty ku e la paraardhësi i tij Viktor Dimovski, në lidhje me hetimin për dështimin e Agjencisë në rastin “Onishçenko”, si dhe referimin e rezultateve të saj tek komisioni kompetent parlamentar dhe para Qeverisë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE thonë se sa i përket sistemit të sigurisë Kovaçevski duhet t’u përgjigjet shumë pyetjeve.
“Dimitar Kovaçevski ka shumë përgjigje për të dhënë. Për shembull, Zarko Milloshevski, shefi i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, a e ka emëruar për shef të kabinetit të tij të njëjtin person që ka qenë shef i kabinetit të ish-drejtorit të UBK-së. Kovaçevski duhet të përgjigjet nëse Zarko Milloshevski u shpërblye për aksionin e suksesshëm në rastin e Kumanovës? Dhe Kovaçevski duhet të përgjigjet edhe nëse mendon se aksioni në Kumanovë, për të cilin u shpërblye Zarko Millosevski, ishte aksion i suksesshëm i policisë.”, - theksoi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Duke komentuar paralajmërimin e qeverisë për referimin e Zarko Miloshovskit për rastin Onishchenko, nga opozita maqedonase thonë se skandali me sistemin e sigurisë nuk duhet të përfundojë këtu. (Sanije Duraku, TVM2)
