Kulturë

Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në Eurovision, “ Duje” merr votat maksimale të publikut

23.12.2022 17:31

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023....

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.
 
Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.
 
“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi.”, tha Albina e emocionuar.
 
Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut. Juria gjithsesi që zgjodhi tre këngët fituese.  
 
Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën "Evita”. Këngëtarja  u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.
 
"Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë ë lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni.", u shpreh Elsa Lila pasi u ngjit në skenë për të marrë çmimin.
 
Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën "Duje", ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën "Atomike.
 
Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.