Maqedoni
MASh: Janë lëshuar mjetet për racion studentor
23.12.2022 12:07
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lëshuar mjete në vlerë prej 6.480 denarë për rreth 29.000 studentë....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lëshuar mjete në vlerë prej 6.480 denarë për rreth 29.000 studentë.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit bëhet fjalë për masën ligjore për racion të subvencionuar studentor për gjysmën e muajit Shtator, për muajin tetor dhe nëntor. Studentët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore, mund të parashtrojnë ankesë.
