Botë
Paris, tre të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat
23.12.2022 18:20
Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit, bëjnë të ditur autoritetet franceze....

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit, bëjnë të ditur autoritetet franceze.
Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar prokuroria e Parisit. Mediet ndërkombëtare njoftojnë se i dyshuari, një 69 vjeçar, është arrestuar. Ai ishte i njohur për autoritetet franceze dhe kishte sulmuar një kamp emigrantësh një vit më parë. Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta. Incidenti ndodhi në një qendër lokale kurde, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qarkut të 10-të të qytetit.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar shtatë ose tetë breshëri të shtënash.
