Kerry javën e ardhshme viziton Ukrainën
31.01.2015 14:47
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Ukrainë....

Vizita e tij ka për qëllim të shprehë mbështetjen e Qeverisë së Shtetetve të Bashkuara, në kohën kur luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë intensifikuar ndjeshëm në lindje të Ukrainës.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka konfirmuar se Kerry do të qëndrojë në Kiev më 5 shkurt.
Më pas, ai do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Mynih, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Kerry të ndalojë edhe në Moskë.
