Botë
Dita e 15-të e barrikadave në Veri: KFOR-i kërkon dialog, Kosovës po i “shteron” durimi
24.12.2022 15:14
Sot është dita e 15-të prej kur serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugë, në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Për heqjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut, ndërsa krerët institucionalë kanë bërë të ditur se largimin e tyre mund ta bëjë edhe Policia e Kosovës, duke dhënë shenja se iu është “shteruar” durimi.
Që nga 10 dhjetori, serbët në Veri kanë nisur vendosjen e kamionëve dhe makinerive të rënda, të cilat dita-ditës i forcuan.
Heqjen e tyre e kërkuan Amerika e BE, mirëpo KFOR-i ende nuk ka marrë vendim për të ndërhyrë, edhe pse ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nu kndodh, Kosova do t’i heqë vet.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ndërkohë tha sot se nuk beson në një skenar në të cilin policia e Kosovës do t’i largonte barrikadat në veri të Kosovës.
Bërnabiq theksoi se policia e Kosovës as që duhet të mendojë t’i largojë ato me forcë, sepse kysi pas saj do të ishte sulm mbi serbët e Kosovës.
“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka mirëkuptim të mjaftueshëm nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”, tha Bënrabiq.
