Maqedoni
Besimtarët katolikë gati për festë, Stojanov uron Krishtlindjen me mesazh për paqe
24.12.2022 15:36
Ipeshkvi i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës dhe Shkupit, Kiro Stojanov, ka uruar të gjithë besimtarët kartolikë në këtë prag të festës...

Ipeshkvi i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës dhe Shkupit, Kiro Stojanov, ka uruar të gjithë besimtarët kartolikë në këtë prag të festës së madhe të Lindjes së Krishtit. Ai thotë se në këtë kohë konfliktesh për botë, do të ishte ngushëlluese të dëgjoheshin mesazhe paqeje, edhe nëse ato vijnë nga goja e atyre që mbajnë armët e pushtetit në duart e tyre.
Por fatkeqsisht sipas tij, të “fuqishmit” e botës, po veprojnë gjithnjë e më shumë si mjeshtër të këqij , në një planet të rrënuar nga luftërat dhe trazirat. Stojanovi thotë se askush nuk do e kishte imagjinuar, që pas miliona viktimave nga dy luftra botërore, në Evropë lufta do të kthehej sërisht dhe zgjidhjet e mosmarrëveshjeve të kombeve, do të vendoseshin edhe një herë përmes armëve.
“Derisa ne jemi të lumtur me veprën e dasurisë së perëndisë, lutjet tona janë për motrat e vëllezërit tanë që nuk janë të qetë sot për shkak të veprimeve luftarake, vecanërisht atyre në Ukrainë. Kur ne vetë nuk jemi në gjendje të bëjmë dicka të mirë për planetin tonë, atëherë na mbetet vetëm që me lutjet tona, ti lutemi Paqebërësit , perëndisë sonë, që t’u sjellë paqe”, u shpreh Ipeshkvi i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës dhe Shkupit Kiro Stojanov.
Përkujton se kisha katolike gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e atyre që janë më të prekur nga luftrat, në anën e viktimave të pafajshme.
MIGENA GORENCA
