Forcat ruse nuk ndalin sulmet, 8 viktima dhe 20 të plagosur në Kherson
8 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në Kherson, përfshirë një 6 vjeçare...

Guvernatori i rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevych tha se ajo ishte në një gjendje të rëndë.
“Vajza u dërgua në spital me plagë të shumta,” tha ai përmes një mesazhi në Telegram.
Ai tha se Kherson u bombardua 74 herë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se Rusia mund të rrisë sulmet gjatë Krishtlindjeve, duke u bërë thirrje që t’u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin.
Zelensky paralajmëroi se qytetarët e Rusisë duhet të kuptojnë qartë se sulmet nuk do të mbeten pa ndëshkuar. Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ndërkohë ka miratuar paketën e radhës të ndihmës prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Kjo vjen pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi qytetarët e tij se Rusia mund të nisë sulme gjatë Krishtlindjeve.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, që kontrollohet nga demokratët miratoi një projekt-ligj prej 1.66 trilion dollarësh, i cili siguron fonde ushtarake rekord dhe dërgon ndihmë urgjente në Ukrainë, disa orë përpara afatit të mesnatës.
