Maqedoni

Marrveshja me FRONTEX-in, Ruzhin: Rëndësi politike, gjeopolitike dhe e sigurisë

24.12.2022 16:20

Marrëveshja për aktivitetet operative të FRONTEX-it në Maqedoninë e Veriut tërhoqi vëmendjen...

Marrëveshja për aktivitetet operative të FRONTEX-it në Maqedoninë e Veriut tërhoqi vëmendjen më të madhe nga të gjitha marrëveshjet e BE-së të këtij lloji të lidhura me “vendet që nuk janë anëtare të BE-së”.
 
Për profesorin universitarë Nano Ruzhin përfitimet nga marrveshja janë të paktën në tre nivele, duke vënë theksin në rëndësinë politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. 
 
“Niveli i parë është që përfundimisht është lidhur marrëveshja ku gjuha maqedonase shfaqet si gjuhë zyrtare në BE, e cila u bë falë miratimit të propozimit francez të BE-së për gjetjen e zgjidhjeve për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në,dhe është një moment politik shumë domethënës për vendin tonë për konfirmimin e identitetit të gjuhës. Elementi i dytë i kësaj marrëveshjeje ka qëllim praktik, sepse në këtë mënyrë do të mund të kontrollohet e gjithë sfida me migratët nga policët tanë.Dhe së fundi, elementi i tretë ka të bëjë me agjendën evropiane, që e afron RMV-në me BE-në, me dimensionin e saj të sigurisë, me ruajtjen e kufijve të saj të jashtëm nga vala e emigrantëve”, u shpreh profesori universitar Nano Ruzhin.
 
Marrëveshja ofron bazë juridike për rreshtimin e ekipeve të Frontex-it me autorizime efektive dhe për bashkëpunim operativ në formën e operacioneve të përbashkëta ose intervenimeve të shpejta kufitare.
 
Frontex-Agjencina e BE-së për Menaxhimin me Kufijtë dhe Rojet Bregdetare, është një ndër agjencitë më të mëdha të BE-së. Njëherit është edhe agjencia me buxhetin më të lartë në Union që arin në, rreth 800 milionë euro në nivel vjetor.
 
Ky buxhet është rritur tetë herë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2022, më së shumti për shkak të krizës me migrantët.
 
NAIM RAMADANI