Maqedoni

707 kompani kanë falimentuar për dy muaj, Zeqiri: Bizneset nuk po i përballojnë dot krizat

24.12.2022 16:42

Kohëve të fundit në vend po hapen gjithnjë e më pak kompani...

Në tetor dhe nëntor të këtij viti janë hapur vetëm 1192 kompani, dyfish më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ajo që është më shqetsuese, për këto dy muaj kanë falimentuar 707 kompani.
 
Sipas Durim Zeqirit nga OEMVP shumë kompani vendosin që të mbyllen për shkak sepse nuk përballojnë dot situatën ekonomike, çmimet e larta të materialeve hyrëse, si dhe rritjen e energjisë elektrike.
 
“Kjo mbyllje e kompanive vjen si pasojë shumë trazizarave të cilat ndodhin në aspektin global ekonomik por edhe në kushtet vendore për shkak se kemi pasur luhatje dhe dundje të mëdha të cmimeve të gjith ekosistemit ekonomik në vend por edhe në rajon. Njërë prej arsyeve tjera është mosqasja e drejtë e institucioneve përkatësisht qeverisë në raportin me biznesin. Cdo pako dhe cdo masë të cilën qeveria e merr e cila ka karakter social për të ndihmuar qytetarët dhe shtresat tjera ajo barrë mbi supe i bie biznesit”, u shpreh Durim Zeqirit nga OEMVP.
 
Tatimi shtesë mbi fitimin, Zeqiri: Barrë për kompanitë mikro dhe të vogla
 
Nga OEMVP reagojnë edhe ndaj propozimit të fundit të qeverisë që kompanitë e vogla dhe mikro të paguajnë tatim shtesë, kjo sipas tyre kjo do të ishte edhe një goditje e radhës për biznesin.
 
“Nëse kjo sillet si vendim vlersojmë se kompanitë do të rëndohet edhe më tepër dhe duhet pasur parasysh se ka një prag të limituar të fitimit. Ka shumë kompani mikro dhe të vogla që mund ta arrijnë at pragun që të jenë të detyruar ta paguajnë atë por nuk është mirë ekonominë gri për shkak se ndoshta kompanitë të cilat nuk mund të përballojnë do të duhet të gjejnë alternative që t’i shmangen kësaj”, theksoi Zeqiri. 
 
Zeqiri thotë se në rast se sektori privat dëmtohet atëhere papunësia rrezikon që të vazhdojë të rritet, gjë që ndodhi në kohën e pandemisë.
 
GAZMEND KURTISHI