Ukrainë, bombardime të shumta

31.01.2015 16:58

Një numër i madh personash kanë humbur jetën ditën e sotme gjatë disa bombardimeve në Ukrainë...

Administrata e qytetit të Donetskut e cila kontrollohet nga separatistët ka njoftuar se nga bombardimet e ditës së sotme kanë humbur jetën 5 persona, teksa prisnin për ndihma në një qendër kulturore.

Ndërsa dy persona të tjerë janë vrarë nga hedhja e një predhe. Ndërkohë zyrtarët lokalë kanë fajësuar forcat ushtarake ukrainase. Gjithashtu bëhet me dije se nga sulmet e fundit kanë mbetur të vrarë 15 ushtarë. 

Ndërkaq bisedimet e paqes që ishin planifikluar për sot në Minsk, dështuan, kur përfaqësuesit e separatistëve, që kishin shkuar në kryeqytetin e Bjellorusisë për bisedimet, thanë se nuk do të merrnin pjesë dhe u kthyen për në Moskë. 

Sekretai i Shtetit John Kerry shkon javën e ardhshme në Ukrainë dhe në Gjermani, për bisedime me zyrtarë, mes tyre edhe me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.