Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët zgjodhi Arben Taravarin kryetar partie
24.12.2022 18:32
Aleanca për Shqiptarët në Kongresin e 3-të të jashtzakonshëm në Tetovë zgjodhi Arben Taravarin...

Aleanca për Shqiptarët në Kongresin e 3-të të jashtzakonshëm në Tetovë zgjodhi Arben Taravarin kryetar partie.
Me marrjen e udheheqësisë nga ana e tij, Taravari tha se është i vendosur maksimalisht për të bërë ndryshimin te partitë politke shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Të jesh pasardhës i Ziadin Selës është lumturi e madhe, tha Taravari.
“Gati se 50% do të jenë njerëz të rinj. Tash do të kemi edhe kabinetin e kryetarit, një organ që do të jetë këshilldhënës i kryetarit të partisë... Ziadin Sela kryetar i ardhshëm i kuvendit qendror të Alencës. Natyrisht e kemi adaptuar komplet statutin e partisë për funkionalitet më të mirë të partisë”, u shpreh kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Hyrja e ASH-së në qeveri, Taravari: S'kemi pas ofertë serioze prej kryeministrit
Kryetari i sapozgjedhur i Aleancës u sqarua edhe për zërat e hyrjes së partisë së tij në ekzekutiv. Theksoi se për momentin nuk kanë marrë asnjë ofertë konkrete, por nëse evntualisht kanë ofertë, paralajmëroi mbajtjen e një referendumit brendapartiak.
“Për momentin nuk kemi ndonjë ofertë konkrete. Në qoftë se kemi them këtë duhet ta diskutojmë në organet e partisë, nuk dua të sillem si njeri që vendos vet. Prandaj vazhdoj të insistoj që të zgjedhim kryesinë e partisë me qëllim që ta disperzojmë përgjegjësinë. Edhe nëse sjellim një vendim të tillë do të organizojë referendum brendapartiak me ofertën të cilën do ta marrim, më qoftë se e marrim”, theksoi Taravari.
Ish lideri i ASH-së, Ziadin Sela në fjalimi e sotëm të kogresit të partisë, tha se Aleanca është e të gjithë shqiptarëve dhe pronë e askujt por se Taravari është ai që më së miri e vazhdon rrugëtimin e partisë.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
