Madrid, protesta masive kundër kursimit

31.01.2015 17:01

Ne Madrid dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër masave të kursimit. Protesta është organizuar nga partia majtiste Podemos....

Protestuesit kanë valëvitur flamuj grekë, duke tërhequr krahasime me rritjen e fundit të partisë Syriza në Greqi, e cila po ashtu kundërshton masat e kursimit.

Protestuesit po ashtu kanë brohoritur “Ne mundemi” dhe “tik, tak, tik, tak”, duke sugjeruar se ka kaluar koha për qeverinë e qendrës së djathtë, e cila ka ulur buxhetin e vendit dhe ka zvogëluar programet sociale.

Partia Podemos është formuar vetëm një vit më parë, por ka fituar pesë ulëse në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që janë mbajtur në muajin maj. Ekonomia e Spanjës ka qenë në krizë për shtatë vjet.