Botë
Vrau tre persona në Paris, autori: Jam racist
24.12.2022 19:27
Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist...

Francezi 69-vjeçar, i cil ihapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin.
Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez. Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë “shumë e përdorur” e ushtrisë amerikane Colt 1911.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit” dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.
Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), tëvdekurjanëdyburradhenjëgrua. Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta.
Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona.
Disaorë pas sulmit, protestuesitkurdë u përleshën me policinë, e cilapërdorigazlotsjellëspërtëshpërndarëprotestuesit. Protestuesithodhënnëdrejtimtëpolicisëgjësendetëforta, përfshirë kosha tëplehravedhedëmtuantavolinat e restoranteve.
Ata thanë se poshprehninzemëriminlidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisëfrancezebënpakpër ta parandaluaratë.
