Maqedoni

TEC Osllomej jashtë funksionit për shkak të zjarrit, EMV: Nuk do të kete mungesë të energjisë elektrike

25.12.2022 14:44

Nga EMV thonë se Osllomej është jashtë prodhimit për shkak të zjarrit që kaploi njërin ventilator...

Nga EMV thonë se Osllomej është jashtë prodhimit për shkak të zjarrit që kaploi njërin ventilator që shërben për heqjen e hirit. Nga EMV thonë se zjarri është shuar dhe njoftojnë se po punohet për sanimin e problemit. Sipas tyre ky problem nuk do të shkaktojë mungesë të energjisë elektrike në vend.
 
Termocentrali Osllomej është jashtë prodhimit për shkak të një problemi me njërin prej ventilatorëve në seksionin e heqjes së hirit i cili ka sjellë vetëndezjen e një sasie të vogël të qymirit dhe hirit të pa djegur.
 
Zjarri në përmasa të vogla që ka ndodhur jashtë termocentralit është lokalizuar me mjete tona ndërsa për arsye parandaluese është thirrur shërbimi zjarrfikës, sipas procedurave. Riparimet do të bëhen menjëherë në seksionin e ventilimit për heqjen e hirit dhe pritet që termocentrali të rikthehet në linjë sa më të shpejtë të jetë e mundur dhe të funksionojë sipas planit të prodhimit për të cilin është blerë një sasi e mjaftueshme e qymirit si dhe është siguruar qymir nga minierat e vet TEC Osllomej.
 
Ndërprerja nuk do të shkaktojë mungesë të energjisë elektrike në sistem, pra konsumi do të plotësohet përmes kapaciteteve tjera prodhuese, thonë nga EMV.