Maqedoni
VMRO – DPMNE: Arsovska kërkon 11 milionë denarë për reklamë
25.12.2022 15:06
VMRO- DPMNE akuzon Kryetaren e qytetit të Shkupit se më shumë shqetësohet për piarin e saj...

VMRO- DPMNE akuzon Kryetaren e qytetit të Shkupit se më shumë shqetësohet për piarin e saj në vend se të gjejë zgjidhje për borxhin ndaj trasportuesve privat.
“Danela Arsovska nuk po mendon për borxhin prej një milion e gjysmë eurosh ndaj shoferëve, po mendon për 11 milionë denarë për spote reklamuese nga produksioni privat!? Me këtë dokument, departamenti i saj për mbështetje kërkon 11 milionë denarë për organizimin e konferencave për shtyp dhe filmimin e videove promovuese, në mënyrë që ato të publikohen në ueb-faqen e qytetit dhe në rrjetet sociale. 11 milionë për propagandë të drejtpërdrejtë. Danela Arsovska në vend që të gjejë një zgjidhje dhe të paguajë borxhin e konfirmuar të NQP-së, shqetësohet për Piarin e saj. Për një vit bëri rrëmujë të plotë në Shkup, shembi ndërmarrjet publike, nuk filloi asnjë projekt të vërtetë kapital, por kërkon para për reklama personale”, u shpreh Naum Stoillkovski nga VMRO - DPMNE.
