Mattarella, presidenti i ri i Italisë
Sergio Mattarella është presidenti i 12¬të i Republikës italiane, për këtë emër u mblodhën 665 vota në Parlamentin Italian...

Gjykatësi Sergio Mattarella, ishte zgjedhur nga kryeministri Matteo Renzi si kandidat. Gjatë tre votimeve të para të zhvilluara të enjten dhe të premten, nevojitej një shumicë prej dy të tretash dhe grupimet kryesore politike kishin bërë thirrje për t’i dorëzuar fletët e votimit të pavlefshme, një urdhër që ndiqet nga më tepër se 500 zgjedhës të mëdhenj në çdo tur.
Mattarella vjen nga “Demokracia Kristiane”, dhe është i vlerësuar për seriozitetin e treguar në punën e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Mattarella pason Giorgio Napolitanon, i cili qëndroi në këtë post për 9 vite, por dha dorëheqjen për shkak të moshës.
