Maqedoni

Situatat alarmante dhe fëmijët, Çuçkova: Mësuesit nuk duhet të nxisin panik

25.12.2022 15:28

Shkupi dhe disa qytete te vendit janë duke u përballur me një “epidemi” të alarmeve...

Shkupi dhe disa qytete te vendit janë duke u përballur me një “epidemi” të alarmeve për bombë në shkolla. Të gjitha këto alarme kishin një të përbashkët, ishin të rreme. Por ato nuk lanë askënd indiferent, fëmijët përjetuan frikë dhe stress, që në të shumtën e rasteve u shkaktua nga paniku që shfaqën mësuesit e tyre.
 
Psikologët  thonë se duhet të jemi shumë të kujdes’shëm për mënyrën se i evakuojmë por edhe  se si fëmijëve ua transmetojmë lajmin për “bomba”, apo për cfarëdo katastrofe natyrore.
 
“E para që ata duhet të dinë, të mos tregojnë frikë. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta bëjnë këtë sepse panikun do ta transferojnë tek  fëmijët. E dimë se paniku mund të shkaktojë turma, stress , ankth dhe trauma. Po ashtu është shumë e rëndësishme se çfarë ju flitet për situatën e krijuar, pasi ajo të kishte përfunduar. Pasi ndonjë fëmijë mund të kishte përjetuar, traumë ose frikë të madhe e ai ka nevojë t’i spjegohet se cfarë ka ndodhur vërtetë”, u shpreh profesoresha universitar Ana Çuçkova.
 
Destani: Kujdes se si ju flasim fëmijëve
 
Edhe psikologja Edlira Destani, thotë se duhet të jemi të kujdesshëm, për mënyrën se si ju flasim fëmijëve në këto situata.
 
“Duhet të jemi të kujdes’shëm në mënyrën se si duhet t’ju flasim fëmijëve, paraprakisht në këtë situatë të re që po ndodh. Duhet të jemi shumë të vetëdishëm që në bazë moshave të gjejmë se cilat do të jenë fjalët e duhura për fëmijët. Pra nëse flitet për alarme të caktuara, duhet që një fëmijë I vogël pre 6 apo 7 vjeçar, ta kuptojë fjalën alarm. Si diçka ose një concept të cilin ai e kupton”, theksoi prikologja Edlira Destani
 
Në dy javë, më shumë se  20 alarme të pabazuara të këtij lloji kanë mobilizuar autoritetet që evakuan shkollat si masë paraprake mbrojtëse deri në vërtetësinë e  kërcënimit  për vendosjen e mjeteve shpërthuese.
 
Për psikologët është shumë e rëndësishme që shkollat të kenë simulime evakuzmi në mënyrë që  nxënësve të dinë si të sillen  në raste të tilla. Kjo do të bënte që ata t’i marin më me qetësi situatat e tilla jonormale.
 
SAFET ADEMI