Maqedoni

Oda e zejtarëve të RMV- së, kërkon lehtësime e jo tatime shtesë

25.12.2022 16:34

Oda e Zejtarëve të RMV, ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për tatim...

Oda e Zejtarëve të RMV, ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për tatim të fitimit. Nga Oda e zejtarëve thonë se mikro ndërmarrjet dhe veprimtaritë e vogla zejtare nuk do të munden të sigurojnë pagesat ndaj institucioneve.
 
Nga kjo odë gjithashtu theksojnë se me ligj të këtillë të propozuar do të nxitet ekonomia gri, por edhe do të mbyllen mjaft firma, të cilat edhe ashtu janë të goditura fillimisht nga kriza me Virusin Korona, pastaj kriza energjetike dhe së fundmi Ligji për të dielën ditë jo pune.
 
Të gjitha këto dukshëm e kanë rënduar ekonominë në vend, andaj edhe duhet pasur kujdesë me propozimin për ndryshimet në Ligjin për tatimin në fitim.
 
“Momenti nuk është i duhur për të sjellë këso reforma tatimore sepse Zejtaritë apo Bizneset në RMV gjenden në krizë të thellë, jemi edhe vet dëshmitarë se patëm kriza të një pas njëshme, si COVD-19, pastaj krizën ekonomike, tani kemi krizën me çmimet e larta të energjisë elektrike, kriza këto që i tangojnë thellë Zejtarët e Bizneset”, tha për TVM2, Agron Fazliji, krytar i Odës së Zejtarëve të RMV.
 
Megjithatë gjatë ndryshimit të ligjeve , duhet dëgjuar edhe zërin e esnafëve dhe zejtarëve sin ë Çarshinë e vjetër të shkupit poashtu edhe nga qytetet tjera, sepse edhe ata mund të japin kontribut në koordinim të reformave tatimore thot Fazliji.
 
“Zejtarët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me plotë drejtë janë të revoltuar sepse nuk po përfillen e nuk merren mendimet e tyre që tu dalin në ndihmë Odat apo Ministritë përkatëse, sigurisht se unë si kryetar i OZRMV do ti vizitoj gjitha Zejtaritë në RMV e sidomos Zejtarët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Esnafët më të vjetër me qëllim që ti dëgjoj kërkesat e tyre që pastaj ti përcjellë deri te kompetentët tek ministritë përkatëse, pasi që Zejtarët e Shkupit janë të revoltuar pasi që pikërisht ndihmat që i ka dhuru shteti nuk kanë depërtuar deri tek ata”, tha për TVM2, Agron Fazliji, krytar i Odës së Zejtarëve të RMV.
 
Ndryshe kur jemi tek subvencionimi i Zejeve dhe Zejtarëve në vend, për tu dalë në ndihmë sadopak, shprehen gatishmëri edhe disa nga komunat e vendit, të cilat me anë të subvencionimit ndihmuan Zejet dhe Zejtarët.
 
FATLUM AQIFI