Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Në këmbim, zgjedhje të parakohshme
25.12.2022 16:56
Çështjet aktuale politike duhet të zgjidhen sipas modelit të kompromisit mes partitë politike...

Çështjet aktuale politike duhet të zgjidhen sipas modelit të kompromisit mes partitë politike, ato në pushtet dhe opozitë, spese në këtë mënyrë favorizohen të gjitha subjektet politike, thotë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Ndërkohë, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare si kompromis për ndryshimet kushtetuese.
“Nëse qeveria kërkon bashkëpunim në lidhje me ndryshimet kushtetuese, atëherë duhet të ulemi në tavolinë të përbashkët për të gjetur konsensus për të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe zgjedhjet e parakohshme. Nëse për qeverinë prioritet është ndryshimi i kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve në të si popull, atëherë duhet të ketë kompromis edhe për zgjedhjet e parakohshme. Mendoj se nëse ka vullnet për t'u zgjidhur problemet aktuale në pjesën e integrimeve, por edhe në fushën ekonomike, energjetike dhe të menaxhimit të dobët me institucionet, shpresoj se do të mund të merremi vesh edhe për ndryshimet kushtetuese edhe për zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kreu i Lëvizjes Besa Kasami njoftoi për të zgjedhurit e ekipit në kaudër të sekretariatit të departamenteve nga kjo parti. Ai tha se kjo përzgjedhje do të jetë zëri i problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët në institucione, kritik ndaj pushtetit dhe njëkohësisht do të del me zgjidhje të sfidave të ndryshme.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
