Maqedoni
Shëndetësi, spitali i fëmijëve “Kozle” plot me pacientë
25.12.2022 18:02
Një fëmijë del nga spitali dhe në momentin tjetër hospitalizohet një tjetër...

Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive është i mbushur me fëmijë që vuajnë nga infeksionet virale që sulmojnë mushkëritë.
Pacienti më i ri është një foshnjë gjashtë javëshe, e cila së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë një pasqyrë klinike më të rëndë dhe janë nën mbështetje me oksigjen. Kërkohen më shumë shtretër sepse të gjashtëdhjetat janë plot me pacientë.
Doktoresha Popovska thotë se dominon virusi sincicial që prek rrugët e frymëmarrjes, më të prekur kanë qenë foshnjat dhe fëmijët që shkojnë në çerdhe.
“Ata manifestohen me kollitje të zgjatur, me lodhje dhe torturë në kollitje, herë të shoqëruara me temperaturë, herë pa temperaturë dhe me frymëmarje të rëndë. Në atë rast, një foshnjë e tillë e vogël ka nevojë për shtrimin në spital, që në këtë periudhë ka pasur një numër I madh të pranuar në institutin tonë”, u shpeh Pediatrja në Spitalin e Fëmijëve Kozle, Dr. Mirjana Popovska.
Gjatë fundjavave mjekët po shërojnë 200 fëmijë në ambulancat e Institutit të Mushkërive Kozle, numri i shtuar i viruseve vjen nga fakti që i lamë maskat, por problem shtesë është edhe ndotja e ajrit.
Ndotja e ajrit, rekomandime dhe masa edhe në Gostivar
Shkupi edhe sot është në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Për shkak të koncentrimit të lartë të grimcave PM, kanë ardhur rekomandime nga institucionet kompetente. Qyteti mbetet në zonën e kuqe së bashku me Kërçovën, Kavadarin dhe Strumicën, ndërsa Gostivari nga sot është në listë.
Rekomandimet parashikojnë që gratë shtatzëna, ato mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë, infarkt të mëparshëm ose goditje në tru, të lirohen nga detyrat e punës. Orari i punës në natyrë duhet të riorganizohet, aktivitetet sportive dhe kulturore të mos organizohen jashtë.
Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, qeveria urdhëroi institucionet shtetërore që të ulin me 50% përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të kufizojnë punën e objekteve ndërtimore.
SEDAT SELIMI
