Maqedoni

LSDM, VMRO-DPMNE s’bëri asgjë për ajrin e ndotur në Shkup

25.12.2022 18:24

LSDM akuzon pushtetin e qytetit të VMRO DPMNE – së se për një vit të qeverisjes...

LSDM akuzon pushtetin e qytetit të VMRO DPMNE – së se për një vit të qeverisjes nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar ndotjen, në kryeqendër ndonëse në fushatë u premtuan qytetarëve se do të zbatojnë një sërë masash për t'i dhënë fund këtij problemi.
 
“Gjithçka që po bën pushteti i qytetit të VMRO-DPMNE-së në këta 14 muaj nuk është parandalim, por inkurajim i ndotjes. Në këtë vit, fondet për mjedisin në buxhetin e qytetit trefish u zvogëluan, si dhe u reduktuan seriozisht fondet për subvencionimin e blerjes së inverterëve nga individët. Nuk ka asnjë nga pesë megaparqet e paralajmëruara ndërsa vendgrumbullimet e mbeturinave ilegale jo vetëm që nuk pastrohen, por po mbijnë vazhdimisht të reja”, u shpreh Petar Petkovski nga LSDM.